Super zbritje vetëm për ty | Deri në -80%!

Vetëm 2 ditë kohë!

Search

Mëso Video Editing në Adobe Premiere Pro

4 hours 27 Studentë Ende pa vlerësime Fillestar 28 Tema 5.0 Për Fillestar

A po don me ditë me editu çdo lloj video që e ki në mendje edhe atë në mënyrë profesionale?
Në këtë kurs të Adobe Premiere Pro’s ki me mësu bash qata. Përshëndetje ty, unë jam Shqipdon Salijaj, videograf dhe editorë profesionist afër një dekad. Me editimin e videove kam arritur qindra-mijëra ndjeksa në gjitha platformat e rrjeteve sociale edhe miliona shikime nëpër video. Dhe njëri ndër programet që më ka ndihmuar të i arrijë këto statistika është Adobe Premiere Pro. Adobe Premiere Pro mundet me u paraqit si një program i komplikuar po në këtë kurs e kam spjeguar në mënyrën më të mirë dhe të thjeshtë për ta kuptuar.Domethënë fillojmë prej gjërave super bazike deri në ato të avancuara. I kemi 4 orë material, i cili përfshinë punën me: workspaces,organizimin e fajllave,tekste,grafika,animacione,tranzicione,miksimin e audiove dhe shumë gjëra të tjera. Ke me kuptu krejt procesin e editimit prej momentit që hapet Adobe Premiere Pro e deri në finalizimin e videos. Kështu që bashkoju këtij kursi dhe mësohu me kriju video fantastike. Faleminderit e shihemi në ligjërata.

Shfaq më shumë

Banka dhe sigurime

Une jam elona musliu kam studiuar ne universitetin publik kadri zeka gjilan jam nga kamenica dhe bashk do mesojme per sigurine dhe bankat

2024-03-09 11:01:58

Dr

Super

2024-02-13 11:41:21

49.90 83.90

Shqipdon Salijaj

Video Editor

0,0Vlerësimi i instruktorit
27
Studentë
1
Kurs/e
0
Vlerësime

Shqipdon Salijaj është një video krijues (content creator) nga Kaçaniku I cili ka treguar rezultate të suksesshme vitet e fundit me prezencën e tij në rrjetet sociale si Youtube,Instagram,Tiktok etj. I diplomuar në Kolegjin UBT në drejtimin “Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri” në Prishtinë.Videot e tij kryesisht përmbajnë efekte speciale të ndryshme të cilat tërheqin miliona shikime në videot e tij. Në rrjetet sociale si Instagram dhe Tiktok Shqipdon Salijaj publikon video të shkurta të cilat kanë qëllim viralitetin dhe përmbajnë tema të ndryshme të jetës reale ndërsa në rrjetin social Youtube tregon se si ka arritur që të krijoj një video të tillë, pra krijon video spjegime (tutorials) të cilat spjegojnë hap pas hapi krijimin e një videoje nga momenti i xhirimit deri në montazhë.Deri më tani Shqipdon Salijaj ka arritur 145,000+ ndjeksa në të gjitha rrjetet sociale dhe mbi 20milion shikime në videot e publikuara ndër vite.Një e arritur e veçantë e tij është që video krijuesi i suksesshëm amerikan Zach King i cili posedon një audiencë milionëshe ka reaguar dy herë në videot e Kaçanikasit.Shqipdon Salijaj poashtu ka regjistruar produksionin e tij Luxuryfilms, në ndërkohë ka krijuar më shumë se 150 video reklama për biznese të suksesshme në Kosovë dhe jashtë saj (Rc Cola, Red Rain, Mazda, Suzuki, Ardent etj), portfolion mund ta shihni në ueb faqen zyrtare www.luxuryfilms.co.

Shiko detajet

Sign Up

Mësoni në kohën tuaj nga universitetet
dhe bizneset më të mira.

                                                             

                                                                   

                                       Keni llogari?Kyçuni

×